Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është sot qyteti më i ndotur në rajon, duke u renditur i dhjeti në botë në listën e faqes zvicerane IQAir.

Indeksi i cilësisë së ajrit në qytetin kroat është 153.

Vendi i dytë në rajon, dhe i 15-ti në botë, është kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi me një indeks të cilësisë së ajrit 139.

Beogradi renditet i 71-ti në listë, Prishtina e 80-ta, ndërsa Sarajeva e 92-ta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

IQAir zviceran ka më shumë se 10.000 stacione matëse në të gjithë botën dhe shfaq harta të cilësisë së ajrit në të gjithë botën./Telegrafi/

The post Zagrebi dhe Shkupi me ajrin më të ndotur në rajon appeared first on Telegrafi.