Mbrëmë rreth orës 9:30 në rrugën rajonale Radovish-Shtip, në kryqëzimin për Negotinë gjatë kontrolleve nga punonjësit e policisë nga SPB Shtip iu dha një shenjë ndalese për një kamion, e drejtuar nga një person deri tani i panjohur, i cili ishte i shoqëruar nga një person tjetër.

Shoferi ndaloi automjetin dhe së bashku me bashkudhëtarin janë larguar në drejtim të panjohur.

Me autorizimin e Prokurorit Publik, është inspektuar në vendin e ngjarjes dhe u përcaktua se me kamionin po transportoheshin 94 imigrantë të huaj (shtetas të Sirisë, Afganistanit, Irakut, Pakistanit).

Personat u janë dorëzuar oficerëve të policisë nga Qendra Rajonale për punë kufitare-lindje për procedura të mëtejshme, ndërsa shoferi i kamionit dhe shoqëruesi i tij janë në kërkim./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zbulohen 94 imigrantë në rrugën Radovish-Shtip appeared first on Telegrafi.