Korniza e bisedimeve nuk është përfunduar ende dhe nuk është një dokument publik, kështu që unë nuk mund të flas për atë që do të jetë brenda. Është e njëjta kornizë bisedimesh me një strukturë të ngjashme me vendet e tjera të rajonit, me nevojën për të integruar metodologjinë e re të miratuar së fundmi nga Këshilli Evropian, tha ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

Lidhur me Bullgarinë, Zhbogar theksoi se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një element i rëndësishëm i procesit të zgjerimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo konfirmohet nga një pjesë e vendimit të Këshillit Evropian në mars. Nevoja për të vazhduar zbatimin e marrëveshjeve të arritura me fqinjët dhe zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë sigurisht që do të adresohen në kornizën e bisedimeve”, tha Zhbogar.

Ai theksoi se Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhley, kishte konfirmuar që korniza e bisedimeve do të shpallet në qershor dhe se beson se ende qëndron në këtë datë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Do të publikohet në qershor. Unë besoj se Komisioni Evropian do t’ua prezantojë ato vendeve anëtare shumë shpejt”, tha Zhbogar./Telegrafi/

Zhbogar: Marrëveshjet e nënshkruara me fqinjët do të adresohen në kornizën e bisedimeve të BE-së shkruan Telegrafi.