Udhëtarët që shkojnë në Zvicër nga 29 vende do të duhet të regjistrohen pranë autoriteteve më 6 korrik dhe të shkojnë në vetizolim, që të parandalohet përhapja coronavirusit, njoftoi sot qeveria zvicerane.

Lista e vendeve përfshin Shtetet e Bashkuara, Suedinë, Brazilin dhe Rusinë, të cilat vlerësohen si vende me rrezik të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në listë bëjnë pjesë edhe Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

“Udhëtarët që kanë qenë në këto vende në 14 ditët e fundit duhet të njoftojnë autoritetet zvicerane menjëherë pas mbërritjes atje dhe të shkojnë në një karantinë 10-ditore”, thonë qeveria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lista e vendeve do të rishikohet vazhdimisht në bazë të zhvillimit të situatës, shtojnë nga qeveria zvicerane.

Gjithashtu në Zvicër, numri i pacientëve ka filluar të rritet përsëri në ditët e fundit, por kufijtë me Italinë, Austrinë, Gjermaninë dhe Francën janë të hapura./Telegrafi/

The post Zvicra kufizon hyrjen e udhëtarëve nga 29 shtete, në listë është edhe Maqedonia appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";