Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrezikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00.00 të datës 4 dhjetor 2020, ndërsa është vendosur edhe Maqedonia e Veriut.

Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet Ballkanike që nuk janë në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën. me çka nënkuptohet se të gjithë banorët e Zvicrës mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërkohë shtetet tjera me potencial rreziku për Zvicrën janë edhe Andorra, Gjeorgjia, Jordania, Kroacia, Luksemburgu, Polonia, Portugalia, Sllovenia, San Marino, Shtetet e Bashkuara, dhe disa Zona të Austrisë, Italisë dhe Francës.

Në Zvicër ekziston një kërkesë karantine për udhëtarët nga vende dhe zona të caktuara. Lista e këtyre shteteve dhe territoreve do të azhurnohet në 14 Dhjetor. Një rezultat negativ i testit nuk heq karantinën. Për më shumë informacione rreth shteteve:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zvicra prej sot e vendos Maqedoninë e Veriut në listën e kuqe appeared first on Telegrafi.