Në këtë kohë pandemie, mbajtja e maskës, konsiderohet si mjeti më efikas për tu mbrojtur nga Covid-19.

Shumë shtetet e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e saj.

Që prej fillimit të pandemisë, shumë qytetarë në të gjithë botën kanë tërhequr vëmendjen me maskat e tyre të improvizuara, rasti më i fundit ai i ministres belge të Shëndetësisë, Maggie De Block.

Nga fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se ministrja ka stampuar në maskë fytyrën e saj. Kjo gjë ka ngjallur reagim të qytetarëve, të cilët kanë ironizuar ministren për pamjen e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbajtja e maskave në Belgjikë është bërë e detyrueshme në ambjentet e mbyllura, përfshirë marketet, kinematë dhe muzetë./VIZION PLUS/

Belgjikë/ Maska çuditshme e ministres së Shëndetësisë po bën “xhiron” e botës shkruan Vizion Plus.