Telashet nuk kanë të sosur për aktorin e njohur të serialeve turke. Edhe këtë herë problemet vijnë nga ish-bashkëshortja. Ndarja e bujshme e qershorit të vitit të kaluar, pas vetëm 15 muajve martesë, u shoqërua me lajme të njëpasnjëshme për arsyet e ndarjes.

Me sa duket, ende asgjë nuk është mbyllur. Özcan Deniz, aktori i njohur për rolin e Kahramanit në serialin “Një pjesë e imja”, vazhdon të ketë probleme me ish-bashkëshorten 20 vite më të re. Sipas mediave turke, ka një krizë tjetër mes Özcan Deniz dhe Feyza Aktan… Çifti i dhanë fund martesës 15-mujore në qershor 2019, por vendosën të ndaheshin në paqe dhe të ruanin raportin pas lindjes së djalit. Ndonëse nuk ia dolën …

Feyza Aktan, me të cilën aktori ka edhe një djalë, Kuzey, pretendon të marrë nga ai 15 milionë lira turke ose, në të kundërt, kërkon të martohet sërish me Deniz: “Le të martohemi përsëri ose do më japësh një shpërblim prej 15 milionë lirash”,- pretendohet t’i ketë thënë Aktan aktorit.

Nuk dihet se cilin prej “kushteve” do të zgjedhë Ozcan Deniz, por, me sa duket, është i bindur se ish-partnerja e tij ka shfrytëzuar të gjitha mënyrat për të fituar sa më shumë para nga ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, Ozcan Deniz po punon për një projekt të ri, që pritet të nisë transmetimet së shpejti. Ai është i njohur në vendin tonë për rolet e ndryshme në serialet turke si Kahramani te “Një pjesë e imja” dhe Faruk te “Nusja nga Stambolli”.

“Më jep 15 mln lira ose…”/ Kush po i bën presion aktorit të njohur turk? shkruan Vizion Plus.