“O-Shot” po ndihmon gratë në Britaninë e Madhe të arrijnë orgazmën dhe të rregullojnë problemet seksuale që kanë.
Arritja e orgazmave të shumta mund të jetë e ndërlikuar për disa gra, ndërsa të tjera nuk arrijnë dot as të parën. Trajtimi mjekësor “O-Shot” duket se është zgjidhja për to. Ky trajtim të mundëson një orgazmë të shkurtër duke rritur kënaqësinë seksuale.
Disa gra që nuk kishin arritur kurrë më parë orgazmën, ja dolën pas kësaj. Procedura zgjat rreth 40 minuta dhe efektet zgjasin rreth një vit. Qëllimi i “O-Shot” është të stimulojë rritjenn e qelizave të reja dhe t’i bëjë zonat e injektuara më të ndjeshme.
Trombocitet që gjenden në gjakun e pacientit merren nga krahu i tyre, para se të futet në një pajisje laboratorike që prodhon plazmë të pasur me trombocite, në nivel të lartë. Kjo pastaj injektohet në zona specifike të vaginës.
Sipas ekspertëve britanikëve, jo vetëm që “O-Shot” premton orgazma më të forta, por kjo gjithashtu rrit dëshirën seksuale.
Dr Mike Shenouda, themelues i klinikës “O-Shot” në Sidnei, tha: “Pas “O-Shot”, gratë përjetojnë eksitim më të madh nga stimulimi i klitorit, orgazma më të forta dhe më të shpeshta, rritjen e aftësisë për të pasur një orgazëm vaginale dhe një dëshiraë të shtuar seksuale. Përveç kësaj, “O-Shot” rrit lubrifikimin natyror dhe ul mosmbajtjen e urinës.”
Të vetmet efekte anësore të mundshme janë njollë e përkohshme në vaginë, enjtje apo infeksion urinar. Ekspertët thonë se procedura funksionon në 80% të rasteve.
The post Një trajtim që ndihmon gratë të arrijnë orgazmën appeared first on Vizion Plus.