Për shkak se lëvizja pas orës 21.00 në Volos të Greqisë nuk lejohet për shkak të koronavirusit, një burrë u detyrua të telefononte taksistin që t’i bënte pazarin.
Ai telefonoi në qendrën e “Radio Taxi” dhe taksisti u habit kur dëgjoi që qytetari i kërkonte që t’i blinte prezervativë dhe një çokollatë. Shoferi u shtang kur e dëgjoi në fillim, por më pas e plotësoi kërkesën e tij dhe brenda pak minutash ja dorëzoi në shtëpi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Sipas mediave greke, kjo nuk është hera e parë që qytetarët në karantinë telefonojnë taksistët dhe u kërkojnë t’u blejnë gjëra të ndryshme.
