Me një minifund të veshur dhe me bluza që tregojnë dekoltenë e që nxjerrin barkun jashtë. Kjo është mënyra që kanë zgjedhur adoleshentet dhe gjimnazistet franceze për të protestuar kundër rregullave të vendosura nga ministri për veshjen në shkollë.

Ato kanë sfiduar ministrin e Arsimit Jean-Michel Blanquer duke i quajtur rregullat si seksiste. Gjimnazistet bënë një “selfie” para se të hynin në shkollë dhe e postuan atë në rrjetet sociale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ato ftuan vajzat e tjera të shkojnë në klasë të veshura njësoj. Ministri i Arsimit kërkoi nga nxënësit para disa ditësh që të vishen normalisht dhe sipas tij, gjithçka do të shkojë mirë.

Veshur me minifund/ Gjimnazistet franceze sfidojnë ministrin për rregullat e veshjes në shkollë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";