Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)ka regjistruar të enjten 10 viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 836 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 4.133 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Më 25 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, e kanë mposhtur 700 persona, derisa aktive janë 12.934 raste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 85.334 raste të infektimit. Prej tyre 1.813 kanë vdekur.