11 urdhër arreste ka lëshuar Prokuroria e Sarandës për disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të cilët lejuan ndërtimin e një hoteli në Sarandë, që rezulton të jetë në pronësi të ish-Drejtorit të ALUIZNI-t Mariel Murati.

Ky i  fundit  kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues por e kishte rrënuar të gjithin duke e ndërtuar pa leje nga fillimi e duke shtuar më shume kate.

Pas kësaj ai ka arritur ta legalizojë objektin pa leje, hotel me 7 kate, i cili funksionon si i tillë prej 2 vitesh.

Të gjitha këto veprime kanë ndodhur pasi ai e kishte lënë detyrën e drejtuesit të ALUIZNI Sarandë dhe ishte emëruar në një detyrë tjetër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të gjithë zyrtarët e përfshirë akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “ndërtim i paligjshem”.

Ndërkohë nga operacioni policor janë kapur vetëm 8 prej zyrtareve.

Zyrtarët e arrestuar

Ermen Stroka- me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Erald Lika- me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë

Ina Papa-me detyrë specialiste në Drejtorine vendore të DVASHK Sarandë

Viktor Qesari- me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë

Tonin Simoni-me detyrë ish inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Oltion Durmishi- me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë

Denis Balili- me detyrë ish specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë

Manushaqe Saliko-me detyrë ish specialiste/inspektore në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim Mariel Murati, pronar i hotelit e njëkohësisht ish-Drejtor i ALUIZNI Sarandë, aktualisht drejtor i Fondit të sigurimit të kujdesit shendetësor, Kozeta Statha, ish-Drejtore e angjensisë së kadsatrës dhe Andri Dhima, ish-Drejtor i kadastrës  Sarandë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hoteli i Mariel Muratit ka qenë dy herë objekt i vendosjes së sasive të eksplozivi, në 9 shkurt 2021 dhe 29 qershor 2022, ngjarje ende të pazbardhura./vizionplus.tv