Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juljana Memaj dhe administrator i shoqërisë “Salillari”, Pëllumb Salillari janë kallëzuar në SPAK nga banorët e fshatit Lumas.

 

123 banorë dorëzuan kallëzimin e tyre, ku kërkojnë ndjekje penale për veprat “Shpërdorim detyre”, “Shpërdorimi i tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jemi vënë në dijeni të disa veprimeve kriminale të kryera nga Pëllumb Salillari. Shoqëria “Salillari” SH.P.K me administrator Pëllumb Salillarin ka shkatërruar dhe prerë kurorën e pishave mbi guroren e Gurit të Bardhë në bashkinë Dimal. Kjo masakër mjedisore është bërë me qëllim nga kjo shoqëri për zgjerimin e sipërfaqes së shfrytëzimit për gurore dhe furrave të gëlqeres në bashkinë e Dimalit. Janë djegur rreth 30 ha pyje, duke rrafshuar të gjithë kodrën me pisha në lagjen “Guri i Bradhë” në Dimal, vetëm për përfitimet e tij”, thuhet në kallëzimin e tyre.