Altin Mysilhaken dhe Ardian Bega rrezikojnë të dënohen me 20 vite e tetë muaj burg në total.

 

Ky është dënimi që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkoi këtë të martë për dy të arrestuarit për 137 kg kokainë të sekuestruar në Portin e Durrësit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për Altin Mysilhaken u kërkuan 18 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në 12 vite burg.

 

Ndërsa për Ardian Begën u kërkuan 13 vite heqje lirie, por edhe ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar, duke u reduktuar kështu në 8 vite e 8 muaj burg.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për Gentian Malindin, i cili akuzohet dhe si porositësi i sasisë së madhe të drogës, është pezulluar gjykimi, pasi ndodhet në arrati.