Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për 32-vjeçarin Haiti Bajramaj që shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbi jetën 17 vjeçari L.Sh.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë ndërsa 32-vjeçari akuzohet për veprën penale” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugorr ” dhe “ Drejtimi i auromjetit në gjendje te dehur”.

Gjatë seancës i akuzuari ka kërkuar falje për ngjarjen. Ndërkohë jashtë Gjykatës të pranishëm ishin edhe familjarë të 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 tetor rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bajramaj, duke drejtuar një automjet tip “Porsche” në gjendje të dehur, përplasi motomjetin tip “Trinity” që drejtohej nga 17-vjeçari.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe transportimit në Spitalin Rajonal të Vlorës, adoleshenti nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra./vizionplus.tv