Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vlorë ku ka prezantuar ligjin e bashkëqeverisjes.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se 2022 do të jetë viti i mbylljes së sporteleve. Rama paralajmëroi sanksione edhe financiare për vonesat në përgjigje ndaj qytetarëve, pjesë e të cilave do të jenë edhe titullarët jo vetëm punonjësit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ajo që ne mësuam në 4 vite ishte se nga njëra anë një numër shumë i madh qytetarësh mbeteshin skeptikë. Ne hartuam ligjin e bashkëqeverisjës që u miratua në mbledhjen e parë të qeverisë u miratua nga Kuvendi, u kthye nga zyra e presidentit për arsyet e mosarsyes dhe do të rivotohet menjëherë duke futur edhe dy elementë të tjerë të rëndësishëm.

 

Ne të kaluar ligji cdo zyrtar i shtetit që identifikohet si fajtor në vonesën e përgjigjes do sanksionohet financiarisht dhe sanskionet do prekin edhe titullarin si një hap i parë, për largimin nga detyra deri në ndjekje penale.
Sot duke investuar në gjithë këto vite dhe duke u angazhuar për një revolucion dixhital në këtë vend kemi arritur të kemi një mekanizëm pa dalë nga shtëpia, për 95% të shërbimeve që japin sot zyrat e shtetit.” u shpreh Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";