Kreu i PD, Sali Berisha, ka dalë nga SPAK ku është pyetur në lidhje me 21 janarin.

Në deklaratën e tij për mediat jashtë SPAK ai u shpreh:

“Rama për epshet e pushtetit të tij organizoi një nga protestat më të dhunshme. Ndërkombëtarët dhe SHBA kanë deklaruar se më 21 janar PS kishte agjendë dhune. Kjo u bë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatike me 4 viktima dhe 120 policë të plagosur.

Ishte një proces normal. Nëse këta që ishin aty zhvilluan një procedurë në përputhje me ligjin dhe rregullat. Kjo nuk mund të thuhet për Dumanin që po pinte kafe me Kreshnik Farrukun. I shkoi edhe në Manzë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Thirrja e një njeriu për të dëshmuar në këtë institucion është normale, por nuk është procedurë publike. Kurse Troplini, pa marrë unë njoftimin, ia shpërndau mediave nëpërmjet zyrës së tij të shtypit. Ia jep mediave para meje.

Merr filmimet, ushtarët e gardës kanë qëlluar. Jo nga brenda. Është qëlluar nga vendrojet e gardës.

Garda ka një ligj që autorizon rojen, sa herë dikush e kërcënon me një objekt, të qëllojë në ajër, të qëllojë nga këmbët kur ajo përsëritet. Garda nuk funksionon me urdhër, funksionon me ligj. Duhet të eliminojë rrezikun. Asnjë urdhër.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";