Kreu i PD Sali Berisha do të paraqitet ditën e mërkurë në datën 19 nëntor në Prokurorinë e Posaçme.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene.

Berisha u njoh sot me fletëthirrjen për në SPAK pë çështjen e “21 janarit”.

Kujtojmë se në 14 nëntor Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht se Berisha kishte refuzuar të firmoste dy urdhërthirrjet e datës 3 nëntor e të datës 7 nëntor për tu marrë  në pyetje nga prokurori që po heton ngjarjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirëpo, këtë të hënë Berisha mohoi se SPAK i kishte dërguar fletëthirrje, përndryshe ai do të kishte dhënë deklarime.

“Njoftim quhet kur një person njoftohet direkt. Nga data 3 deri sot, asnjë person s’më ka ardhur të më thotë orë dhe datë, të më dorëzojë një letër dhe asnjë person nuk rezulton të ketë marrë përsipër një gjë të tillë. Unë kam dy posta elektronike njëra është e imja dhe njëra është e kuvendit, që unë nuk e përdor. Unë kam një numër telefoni që e njeh gjithë bota, marr SMS çdo ditë dhe aty nuk ka ardhur asgjë”, tha Berisha.

Mirëpo, pak orë më pas, SPAK pranoi zyrtarisht se Berisha e firmosi fletëthirrjen , por pa dhënë më shumë detaje.

Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, njoftoi më herë SPAK./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";