Vihet në pranga një I cili ka dhunuar babain e tij me mjete të forta babain, pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr.17 të Korcës ngjarje e cila fillimisht u raportua se ishte aksidentale.

 

Efektivet e Korcës këtë të enjte  pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, kishte shkuar i dëmtuar në kokë shtetasi Adriatik Kabashi 52 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, menjëherë kanë shkuar në spital me qëllim verifikimin e rastit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fillimisht 52-vjeçari ka deklaruar se ishte dëmtuar gjatë kohës kur  po punonte në punishten e tij në lagjen nr. 17, Korçë, ku i kishin rënë disa mjete të forta në kokë.

 

Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, këqyrja e pamjeve filmike të vendngjarjes dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ku rezultoi se 52-vjeçari ishte goditur me mjete të forta nga djali i tij shtetasi Adriel Kabashi, 24 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Adriel Kabashi, 24 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa 52-vjeçari u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar.