Një 29-vjeçare në Gramsh ka përfunduar me urgjencë në spital.

Sipas policisë, e reja u dërgua për ndihmë mjekësore nga familjarët, pasi kishte konsumuar mbidozë të ilaçeve që përdorte.

Aktualisht, ajo është nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Pasditen e djeshme, në spitalin e Gramshit, është dërguar nga familjarët për ndihmë mjekësore, shtetasja E. K., 29 vjeçe, banuese në Gramsh, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve që përdorte. 29-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";