Një shofer 33-vjeçar u bë shqetësim për policinë. Pavarësisht se kishte marrë tri gjoba brenda dhjetë ditëve për manovra të rrezikshme në rrugë dhe gara shpejtësie në qendrat e banuara, ai nuk “ka zënë mend”.

 

Në orët e para të mëngjesit, ai xhironte gomat e “Benz-it” në rrugë, duke shqetësuar kështu qytetarët. Këta të fundit kanë lajmëruar policinë, të cilët shkuan në adresën e dhënë me qëllimin për të ndaluar dhe ndëshkuar shoferin. Por ai nuk ndaloi kur iu kërkua diçka e tillë dhe shtoi shpejtësinë. Për këtë arsye, Patrulla e Përgjithshme kërkoi ndihmën e forcave “Shqiponja”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pavarësisht shtimit të forcave, shoferi sërish nuk u tremb dhe në Bulevardin “Gjergj Fishta”, sërish nuk u bind për të ndaluar. Duke u larguar me shpejtësi, ai aksidentoi mjetin e policisë dhe efektivin e “Shqiponjave” dhe më pas u largua.

 

jatë rrugës ai përplasi edhe një makinë tjetër policie dhe në këtë moment u bë i mundur arrestimi i tij. 33-vjeçarit iu pezullua leja e drejtimit, iu hoqën të gjitha pikët e lejes së drejtimit, u ndëshkua me vlerë maksimale 100.000 lekë të rinj dhe ndalim administrativ të mjetit për 1 muaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";