Në 24 orët e fundit në Greqi kanë humbur jetën nga koronavirusi 30 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 12, 331 persona.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 1, 339 raste të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 411,534 të prekur me Covid, prej të cilëve 51, 2% janë burra.

Nga 1, 339 rastet e e reja me koronavirus, 672 prej tyre u raportuan në Atikë dhe 126 raste në Selanik.

Ndërkohë numri i pacientëve të cilët ndodhen në intubim është 381 persona, 63,2% e të cilëve janë burra, ndërsa mosha mesatare e tyre është 67-vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";