15 janari shënon përvjetorin e ‘ngjizjes’ së Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë, strukturën që bashkon të rinjtë e majtë të vendit. Këtë vit, FRESH shënon 32 vite që nga krijimi i tij, ngjarje e cila është sjellë në vëmëndje edhe nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një videoje të themeluesëve të këtij forumi.

“32 vite më parë, me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të dhjetorit 90, të cilët me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, mori rrugë krijimi i organizatës më madhe politike rinore në Shqipëri: Forumi i Rinor Eurosocialist i Shqipërisë”, shkruan Balla.

Qëllimi i themelit të kësaj organizate, sipas socialistëve, ishte afrimi i Shqipërisë me mentalitetin dhe konceptin Europian të demokracise dhe shtet-bërjes,si dhe me idetë më të ndritura të social-demokracisë europiane./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";