Kreu i PD-së, Sali Berisha, në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, ka akuzuar ish kryetarin Lulzim Basha.

 

Berisha tha se Basha ka tradhtuar besimin e popullit opozitar dhe kërkoi të shndërronte Partinë Demokratike në aleate të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo parti për shkak të marrëveshjeve të fshehta për shkak të interesave të ish kreut të përziera dhe të papërziera me kreun, ajo u shndërrua në një fasadë të një qeverie që kalonte nga një skandal në tjetrin.

 

Në zgjedhjet e 25 prillit një besim i jashtëzakonshëm i popullit opozitar u tradhtua për interesa të ulta dhe meskine vetëm që PD të shndërrohej në aleate të PS të Edi Ramës”, tha Berisha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";