Një 36-vjeçar nga Librazhdi është arrestuar pasi akuzohet se ka vjedhur në banesën e një çifti të moshuar (vjehrrit dhe vjehrrës).

Policia bën me dije se shtetasi i arrestuar, I. K., i dha çiftit të moshuar një dozë të lartë medikamenti qetësues (valium) dhe më pas vodhi një shumë parash në banesën e tyre.

Dy të moshuarit fillimisht u dërguan në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, ku ndodhen në  gjendje të rënduar shëndetësore dhe të dyshuar për intoksikim.

Nga hetimet rezultoi se autori, i afërm familjar i çiftit të moshuar (dhëndri i tyre), dyshohet se u ka administruar atyre një dozë të lartë medikamenti qetësues, të dyshuar si valium, duke shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre. Të dy bashkëshortët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";