Dalin në dritë detaje në lidhje me arrestimin e një pedagogu dhe të një studenti tek Akademia e Policisë.

 

Hetimet e nisura nga SPAK cuan në prangosjen e pedagogut Qtsor Gurra dhe të studentit Dritan Lelaj. Ata akuzohen për veprat penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve”,

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SPAK në bashkëpunim me SHCBA siguruan prova të mjaftueshme për këta dy persona të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm, se:

 

Shtetasi Dritan Lelaj ka ofruar një vlerë monetare në shumën 4.000 euro që përbëjnë përfitim të parregullt, në kuadër të proçedurës së provimit në Akademinë e Sigurisë Tiranë, si dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë pedagogu  Qetsor Gurra dyshohet se ka kërkuar/pranuar përfitim të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjës shtetërorë për të favorizuar shtetasin Dritan Lelaj në lidhje me provimin, për fitimin e gradës “Nënkomisar”, të zhvilluar në datën 27 tetor 2021 në ambjentet e Akademisë së Sigurisë.

 

Për këtë arsye si pasojë e kërkesës nga SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit: Qetsor Gurra dhe Dritan Lelaj, të cilët u arrestuan këtë të enjte.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";