Shoferët vazhdojnë të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Efektivët e Rrugores monitoruan për katër orë, deri në mesnatë, aksin Sauk-TEG, në Mjullbathore.

 

Ata konstatuan tetë raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, që varionte deri në 163 km/h. Disa drejtues mjetesh u gjobitën, të tjerëve iu hoq patenta, ndërsa tre u arrestuan.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Policia Rrugore u pezulloi drejtuesve të automjeteve lejen e drejtimit nga 2 deri në 6 muaj dhe masë administrative nga 10.000 deri në 26.000 lekë të rinj, si dhe zbritje nga 3 deri në 6 pikë nga leja e drejtimit. Gjithashtu, u konstatuan dhe 10 raste me shpejtësi nga 115 km/h deri në 127 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 6.000 lekë deri në 12.000 lekë të rinj secili. Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehurdhe 1 që drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 17 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit”, njoftoi policia.