Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit dolën në një konference për shtyp për të dhënë informacion mbi operacionin për arrestimin e disa personave për skandalin e publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetareve.

 

Prokurorja Elizabeta Imeraj tha se nuk kemi të bëjme me ndërhyrje në rrjet por me shperndarjen e të dhënave nga persona që punonin në institucione shteterore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Imeraj sqaroi se janë arrestuar 4 persona deri tani, nga të cilët dy janë specialist IT, ndërsa dy të tjerë janë punonjës të bizneseve që kanë blerë të dhënat.

 

Të arrestuarit janë punonjës të Drejtorisë së Tatimeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një specialiste e IT te  Drejtoria e Tatimeve mori pagat nga sistemi dhe ia kaloi kolegut të saj të IT, i cili i shiti në dy kompani private.

 

“Kemi arritur të zbulojmë mekanizmin e të gjithë ngjarjes, tani po punojmë për të kuptuar qëllimet e publikimit të këtyre të dhënave në media.  Punonjësit kanë shfrytëzuar postin e tyre për të shitur të dhënat, duke shpërdoruar në këtë mënyrë detyrën. Hetime po kryen edhe tek drejtoria e transportit rrugor, bëri të ditur Prokurorja Imeraj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";