Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar mbremjen e sotme në Itali, pasi dyshohet se qëlloi me thikë bashkëatdhetarin e tij pas një debati mes tyre.

44- vjeçari i arrestuar goditi me thikë në bark bashkatdhetarin në një lokal në Fossano dhe më pas është larguar me makinën e tij.

Sipas mediave italiane, pas arrestimit shqiptarit i janë gjetur në tapetin e pasagjerit, një thikë të madhe kuzhine ende e njollosur me gjak, si dhe dy thika të tjera kuzhine të madhësive të ndryshme, të fshehura përkatësisht pas sediljes së djathtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";