Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një bashkëbisedim me qytetarët dhe gazetarët, 48 orë përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.
Rama shprehet se ky samit është një ngjarje e historike dhe e rëndësishme në marrëdhënien ndërkombëtare të vendit.
Gjatë lidhjes live përmes Facebook-ut, Rama shprehet se mbajtja e Samitit në Tiranë është një rrugëtim i përbashkët në një botë që na vendos përballë sfidave të përbashkëta, qasje tërësisht e re ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Jemi 48 orë nga një ngjarje e jashtëzakonshme, historike, më e rëndësishmja në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit. Të gjithë liderat e BE zbresin në Tiranë, për herë të parë në një vend jo të Bashkimit Evropian, në nja samit të BE-së së bashku me Ballkanin Perëndimor. Vendim strategjik zgjedhja që Samiti do të bëhet në Tiranë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Një rrugëtim i përbashkët në një botë që na vendos përballë sfidave të përbashkëta. Qasje tërësisht e re ndaj B.P.
Kemi luajtur rolin tonë për të ardhur në këtë kthesë dhe për tu konsideruar ndryshe. Kthesë strategjike e nxitur nga pandemia si fillim, pastaj edhe nga agresioni rus në Ukrainë në vijim. Është një investim strategjik për Shqipërinë. Nuk është një stacion i zgjedhur rastësisht, është i mire menduar”, tha Rama.