Dy turistë belg që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Gjipesë janë shpëtuar nga policia, pas 5 orësh kërkime.
Blutë njoftojnë se turistët kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni.
Pasi u bë lokalizimi i tyre, u bë e mundur edhe nxjerrja e turistëve nga kanioni në gjendje të mirë shëndetësore.
Mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikse, iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve belg.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Lokalizohen dhe nxirren nga kanioni, pas 5 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, të dy turistët në gjëndje të mirë shëndetësore.
Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se 2 turistë belg, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse.
Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni, e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Policia e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit.