Një 36-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka tentuar të korruptojë një nga punonjësit kufitar në Portin e Durrësit.

 

I riu kishte futur në pasaportë një kartmonedhë 50 euroshe për te justifikuar mangësinë që kishte në dokumentat e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe i riu po hetohet në gjendje të lirë.

 

Njoftimi:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Port Durrës

Goditet një tjetër rast i mitëdhënies.

Procedohet penalisht një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin.

Shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë përpunimit të dokumentacionit është kaluar për kontroll më të detajuar shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër, i cili kishte mangësi në dokumentacion.

Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u dhënë pasaportën e tij bashkë me një kartmonedhë me prerje 50 euro.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. G., 36 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";