Policia e Lezhës ka arrestuar adimnistratorin dhe një punonjës të firmës të ndërtimit në Shëngjin, pasi një 50-vjeçar humbi jetën në vendin e punës.

50 vjeçarit Preng Gjoni i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital. Të arrestuar janë Martin Kovaci,Eduard Frroku dhe u shpall në kërkim Edmond Marku.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-M. K., 47 vjeç, banues në Lezhë, administrator i firmës për ndërtimin e pallatit;

-E. F., 47 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, punonjës i firmës.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:

-E. M., 34 vjeç, banues në Lezhë, drejtues teknik i firmës së ndërtimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arrestimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 34-vjeçarit u bënë pasi ditën e djeshme, në Kune, Shëngjin, në një pallat në ndërtim, me administrator shtetasin M. K., shtetasi P. Gj., 50 vjeç, duke punuar, humbi jetën pasi i ra një dërrasë druri mbi kokë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv