Kongresi i Parë i Shëndetësisë/ Rama jep lajmin për mjekët specialistë: Nga prilli rrisim rrogat me 50 mijë lekë të rejaKryeminstri Edi Rama ka bërë me dije se që në muajin prill të këtij viti pagat e mjekëve specialistë do të rriten me 50 mijë lekë të reja. Në fjalën e tij në Kongresin e Parë të Shëndetësisë, kryeministri u zotua se do të garantojë një paga tavan shumë më dinjitoze për mjekët duke nisur nga 30 prilli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Do të garantojmë një pagë shumë më dinjitoze tavan. Unë sot dua t’iu them se në prill mjekët specialistë do të fillojnë të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre”, deklaroi Rama.

 

Rama deklaroi se rritja e pagave ndër vite nuk mjafton dhe për këtë është i vetëdijshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Kemi rritur pagat nga 2013 me 16% dhe jemi shumë të vetëdijshëm që kjo nuk mjafton”, tha ai.

 

Kjo deklaratë u pasua me premtimin se do të vijojë rritja me 7% për infermierët të cilët do të mund të përfitojnë sërish në vazhdim njësoj si mjekët specialistë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Ndërkohë do të mbajmë zotimin për rritjen me 7% të pagës për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët dhe po përgatisim rritje propocionale”, shtoi ai.

 

Ikja e të rinjve ka shënuar një ‘kolaps’ në sistemin shëndetësor në vend. Ndërhyrja në pagë shihet si një reflektim dhe mekanizën për të frenuar largimin e specialistëve të rinj nga vendi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";