Kreu i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka denoncuar përfshirjen e administratës së dhe krerëve të institucioneve në fushatën zgjedhorë për 6 marsin.

 

Këlliçi, thotë se njëri prej tyre është Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili, sipas tij ka qenë në Dibër , duke bërë fushatë për kandidatin socialist Agron Cerri, që do të garojë në zgjedhjet e pjeshshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nga Tirana në Dibër! Patronazhistë, në luftë për çështjen e partisë të jeni gati! Drejtorët e administratës janë transferuar në Dibër për fushatë. Puna pret. Shoku Ulsi, si ministër i drejtësisë, e di mirë se kjo është në shkelje të ligjit”, denoncon Këlliçi në rrjete sociale.