Përplasja nga një mjet i mori jetën nje 60-vjecari në Vlore.

 

Policia njoftoi se aksidenti ndodhi mengjesin e kësaj të hënë rreth orës 08:40 në aksin rrugor Vlorë -Orikum, ne afersi te zones se Jonufrës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetasi K.M, 53 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç.Ky i fundit si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin, sqaron policia ne informacionin paraprak.