Ndonëse tendenca është në rënie, prindërit shqiptarë nuk ngurrojnë që t’i nisin fëmijët e tyre të pashoqëruar në një nga vendet e Bashkimit Europian, për të kërkuar azil.

 

Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2021 u shënuan 70 aplikime për azil nga fëmijët e pashoqëruar shqiptarë. Ky numër është pothuajse i njëjtë me vitin 2020 (75) dhe mëse dy herë më i ulët se në 2019-n, kur u regjistruan 160 aplikime.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, në raport me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria vijon të mbajë rekord. Në 2021, Maqedonia e Veriut kishte 5 aplikime, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë Hercegovina nuk kishin asnjë dhe Kosova regjistroi 20 aplikime nga fëmijët e pashoqëruar.

 

Belgjika ishte shteti më i preferuar për aplikimet e minorenëve shqiptarë, me 25 të tilla, të ndjekura nga Suedia, Greqia dhe Gjermani ame nga 10 secila. Deri në vitin 2019 kryesonin Gjermania dhe Franca.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aplikimet në BE

 

Sipas Eurostat, në vitin 2021, kishte 23 255 aplikantë për azil që u konsideruan të mitur të pashoqëruar, me 72% rritje krahasuar me vitin 2020 (13 550). Në një masë të madhe, kjo rritje u shkaktua nga rritja e numrit të të miturve të pashoqëruar nga Afganistani (12 270 në 2021 krahasuar me 5 495 në 2020).

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mes 23 255 të miturve të pashoqëruar që kërkuan azil në vitin 2021, shumica (93%) ishin meshkuj. 68% ishin të moshës 16 deri në 17 vjeç, ndërsa ata nga 14 deri në 15 vjeç përbënin 23% dhe ata të moshës nën 14 vjeç 9%.

 

Austria përbënte 24% të të gjithë aplikantëve për azil që konsiderohen të mitur të pashoqëruar në BE. Ajo u pasua nga Gjermania, Bullgaria (të dyja 14%), Greqia (10%), Belgjika dhe Rumania (të dyja nga 8%).

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitin 2021, bazuar në të dhënat e disponueshme, 5 070 të mitur të pashoqëruar që aplikonin për azil morën statusin e mbrojtjes në BE. Nga këto për 48% iu dha mbrojtje plotësuese, 34% iu dha statusi i refugjatit dhe 18% morën mbrojtje humanitare.

 

Grupi më i madh i aplikantëve për azil që konsiderohen të mitur të pashoqëruar në BE në vitin 2021 ishin afganë (53% e numrit total të të miturve të pashoqëruar që kërkojnë azil në BE). Ata u pasuan nga sirianë (16%) dhe nga Bangladeshi (6%)./Monitor

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";