“Arrest me burg” ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës, në të cilën u sekuestruan 80 mijë litra naftë kontrabandë me qëllim shmangien e detyrimeve doganore në portin e qytetit.

 

Të arrestuarit, Falmur Alia dhe Nuri Xheka, kanë dalë para gjykatës dhe janë njohur me masën e sigurisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Avokatet e punonjësve të peshkarexhës kanë kërkuar një masë më të lehtë, atë të detyrim paraqitje, por që nuk është pranuar nga trupi gjykues duke i lënë në burg.

 

Vetë të pandehurit kanë hedhur poshtë akuzat e prokurorisë e cila pretendon se anija ka dalë në det pa njoftim, ndërsa sasia e karburantit sipas tyre ishte marë për përdorim vetjak të anijes dhe se do të deklarohej pranë autoriteteve shtetërore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër prokuria pretendon se nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se të akuzuarit kishin dalë në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, me qëllim marrjen e një sasie prej rreth 80.000 litrash naftë dhe futjen e saj kontrabandë.

 

Gjithashtu në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë gjetën të përshtatur një depozitë në peshkarexhën e këtyre shtetasve, për mbajtjen e naftës së kontrabanduar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lidhur me operacionin i cili u zhvillua dy javë më parë, policia ka shpallur në kërkim administratorin e peshkarexhës, Alban Malindi, për të cilin po punohet për arrestimin e tij.