Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca ka dhënë një mesazh të fortë sot nga Korça, ku ka lënë të hapur bashkëpunimin edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha nëse vjen në krye të PD.
Në një prononcim për mediat, Soreca u pyet nga gazetarët nëse BE do të bashkëpunonte me Berishën nëse ai vinte në krye të PD-së. Në përgjigjen e tij Soreca tha se BE është gati për bashkëpunim me këdo, në çdo rast.
Pyetje: Nëse vjen Berisha në krye të PD a do ketë bashkëpunim me PD?
Soreca: Ne kemi bashkëpunuar me këdo dhe kurdo, jemi gati për bashkëpunim me këdo ne çdo rast.
Kujtojmë se Berisha është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që kreu i PD-së Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";