Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj e ka cilësuar ndërhyrjen e qeverisë dhe ngritjen e bordeve si të nevojshme për të shmangur abuzimet.

 

Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj u pyet nga gazetarët lidhur me Bordin e Karburanteve, nëse do të merret apo jo vendimi për ta shfuqizuar, njësoj siç ndodhi me atë të ushqimeve pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo theksoi se pritet të zhvillohet një seancë e dytë lidhur me këtë çështje, dhe më pas do të operohet në bazë të vendimit.

 

Pritet një seancë e dytë dhe në bazë të vendimit do të veprohet, Por unë e theksoj se ndërhyrja e qeverisë ishte e detyrueshme duke parë që kishte luhatje të çmimeve dhe për të mos lejuar edhe abuzimin me tregtar”, tha ajo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministrja Ibrahimaj ka thënë gjithashtu se me VKM-në e miratuar ditën e sotme, qeveria detyron të gjitha bizneset private që të punësojnë persona me aftësi të kufizuar.