Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse do t’i ndalojë turistët rusë pas kërkesës së bërë një ditë më parë nga presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, gjatë fjalës së tij të mbajtur para deputetëve shqiptarë.

 

Para gazetareve, Rama tha se do të jetë në të njëjtën linjë me BE, dhe aktualisht Bashkimi Europian nuk ka marrë një masë të tillë. Ai tha se nëse BE do të vendosë ndalimin e shtetasve rusë, atëherë dhe Shqipëria do të jetë në të njëjtën linjë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pyetje: A do t‘i ndaloni turistët rusë pas kërkesës së presidentit të Ukrainës?

 

Rama: Vendimet tona jenë të linjëzuara me vendimet e BE, për sa kohë nuk ka një vendim të linjëzuar nga BE ne kemi vazhduar të njëjtën rrugë. Nëse do të ketë një vendim të linjëzuar ne do të ndjek të njëjtën rrugë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";