Prof. Dr. Edmond Dragoti ka deklaruar se veprimet dhe fjalori i deputetëve të Kuvendit është i një niveli shumë të ulët.

 

Nga studio e Quo Vadis, ai tha se ligjvënësit shajnë në nivele shumë të ulëta, teksa për shembull solli një rast, kur deputetët u thonë grave në Parlament që ti je në fazën falike të Frojdit, që adhuron organin seksual mashkullor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, të gjitha këto veprime që sot i shohim nga deputetët, tregojnë qartë frikë nga SPAK.

 

Është durim shumë i madh të dëgjosh politikanët duke folur. Manipulohen vazhdimisht, shajnë njëri-tjetrin, thonë të njëjtat gjëra. Kur shajnë njëri-tjetrin si të korruptuar, ata e kanë si një gjë normale. Shajnë në nivelin më të ulët. Kur u thonë grave në Parlament që ti je në fazën falike të Frojdit, që adhuron organin seksual mashkullor. Kur e thotë një që e mban veten si drejtues opozite, çfarë pret nga Parlamenti të zgjidhet situata. SPAK do jetë e vetmja shpresë që të vendosë demokracinë në Parlament. Deri dje s’kanë pasur frikë fare, tani u ka filluar frika. Hipja në kangjella është frikë. Lëvizjet me 5 veta që luftojnë padrejtësinë është frikë.  

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";