Një 41-vjeçar dhe një 26-vjeçar janë vënë në pranga nga uniformat blu të Maliqit, pasi dyshohet se prej disa muajsh abuzonin seksualisht me një të mitur.

26-vjeçari dyshohet se e shfrytëzonte adoleshentet për prostitucion, duke i gjetur “klientë”.

Rasti u denoncua nga e ëma e të miturës, teksa kjo e fundit ka pohuar vërtetësinë e ngjarjes.

Policia po heton ngjarjen e rëndë dhe përfshirjen e të tjerë personave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“S. H., 41 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para;

M. B., 26 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, pasi nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se e shfrytëzonte 16-vjeçaren, për prostitucion”, njofton policia./vizionplus.tv