Pas disa testimeve kompania WizzAir ka ulur avionët e saj në aeroportin e Kukësit ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, si dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

 

Ministrja Balluku bëri të ditur se është marrë konfirmimi nga NATO për Aeroportin ‘Flatrat e Veriut’. Ajo theksoi se Aeroporti është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s dhe se plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një element i rëndësishëm të zhvillimit të aviacionit. Ky është një aeroport rajonal që mbulon nevojat e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Dje kemi marrë një konfirmim nga NATO për këtë aeroport, është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s, kjo tregon se ky aeroport plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike”, tha Balluku