Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka nuk do të kandidojë në primaret e PD për Bashkinë e Durrësit.

 

Këtë gjë e pohoi vetë Duka në emisionin Quo Vadis në Vizion plus, teksa shtoi se mbështet kandidaturën e Igli Carës, si një person me impakt në elektorat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duka tha se Cara ka qenë një nga më të votuarit në zgjedhjet e fundit parlamentare, por Kodi Zgjedhor e la jashtë Kuvendit. Në rast se listat do të ishin të hapura, Cara do të ishte i pari që do dilte deputet nga qyteti bregdetar, sipas Dukës.

 

Ka shumë kandidatura të mira, të cilat rastësisht janë të PD. Nuk e di cilën palë, se dhe këto kanë problemet e veta. PD në Durrës në bazë po bashkohet. Unë simpati kam për Igli Carën, i cili ka qenë në listë për deputet dhe ka marrë vota më shumë sesa ne, pavarësisht se Kodi Zgjedhor nuk e lejoi të hyjë në Parlament. Nëse do ishte listë e hapur do ishte në vendin e parë. Një farë primare e ka bërë ai. Unë mendoj që kandidatura më e mirë për Durrësin do ishte ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Unë e përjashtoj veten se kam marrë rreth 4700 e ca vota, pavarësisht se kam qenë në avantazh se kam qenë në listën e PD.

 

Unë di lidhjet që ka zotëria me elektoratin e djathtë në Durrës. Igli është kandidaturë shumë e mirë. Durrsakët do duan ndryshim patjetër”, tha Duka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";