Agron Neza ka dalë nga ambiente e SPAK, pas rreth 6 orësh, ku u pyet nga prokurorët e posaçëm për çështjeb “McGonigal”.

Për mediat, ai nuk dha detaje për atë se çfarë tregoi në SPAK, teksa u tha gazetarëve që të pyesin prokurorët përse ai ndodhej aty.

Kujtojmë se ai u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me përmendjen e tij në çështjen “McGonigal”, ku përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI.

SPAK ka nisur hetim mbi këtë çështje, ndërsa më herët është pyetur edhe Dorian Duçka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas dosjes, në gusht 2017 McGonigal është takuar me Agron Nezën, një ish-agjent shqiptar, i njohur si personi ‘B’, i vendosur prej vitesh në SHBA dhe me pasaportë amerikane.

McGonigal i ka kërkuar para Nezës dhe më pas të bëjnë udhëtime nëpër Europë ku McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit./vizionplus.tv