Agron Shehaj, deputet dhe pjese e Komisionit te Rithemelimit thote se pakicën e Bashës tashmë e kontrollon plotësisht Edi Rama.

Sipas tij, PD nuk eshte as godina e kyçur as karrigia e kryetarit, por jane qytetaret dhe demokratet e zakonshem.

“Për disa, ky është fundi i opozitës, por kjo nuk është e vërtetë.PD-ja nuk është as vula, as godina e kyçur dhe as karrigia e kryetarit. Partia Demokratike janë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, anëtare dhe votues, që nuk dorëzohen përballë padrejtësive dhe korrupsionit, që besojnë në lirinë dhe demokracinë që me aq mund e sollën vetë dikur.Tashmë gjërat janë të qarta: Demokratët dhe të gjithë, tani dallojnë mirë nga një anë opozitën-fasadë dhe njerëzit e përdorur nga Rama dhe nga ana tjetër, opozitën e vërtetë dhe opozitarët që nuk shiten.”

Ne duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë, ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij, mbyll qendrimin e tij Agron Shehaj nga Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";