Cilësia e ajrit në Tiranë është e pashëndetshme. Kështu ka deklaruar ekspertja e mjedisit Valbona Mazreku, e cila në një intervistë për emisionin 7pa5 deklaroi se shifrat reale për cilësinë e ajrit në kryeqytet mungojnë dhe nuk janë bërë publike nga institucionet përgjegjëse.

 

Cilësia e ajrit në Tiranë është e pashëndetshme dhe i ka të kaluara vlerat gjatë gjithë vitit. Shifrat tregojnë që 99% në mbarë globin thithin ajër jo të shëndetshëm. Në Tiranë e kanë më të lartë dhe ne nuk e dimë se sa janë shifrat reale”, tha Mazreku.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mazreku më tej renditi edhe faktorët e ndikimit në cilësinë e ajrit të ndotur në Tiranë, ku ndërtimet dhe trafiku janë ato që e bëjnë ajrin më të ndotur.

 

“Bujqësia është një ndër sektorët dhe tirana nuk është e tillë e mund ta përjashtojmë. Një tjetër faktor janë ndërtimet dhe tirana është. Transporti o ashtu është një tjetër faktor, dhe cclirimi i gazit rrit nivelin e dioksideve të ndryshme. Mbetjet janë një tjetër faktor që ndikon në ndotjen e mjedisit. Këto gjera sjellin edhe problematika në shëndetin e njerëzve që kanë edhe probleme shëndetësore si kardiovaskulare apo me mushkritë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mazreku më tej shtoi se edhe në qytete të vogla dhe në periferi, ku familjet gjatë periudhës së dimrit zgjedhin që të ngrohen me zjarr, cilësia e ajrit në dimër është më i dëmshëm.