Një aksident i frikshëm është shënuar pak minuta më parë në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit.

Gazetari Dritan Kurti raporton se një automjet tip fuoristradë është batuar disa herë në rrugë duke u dëmtuar.

Për fat të mirë, dy bashkëshortët dhe vajza e tyre kanë shpëtuar pa dëmtime të rënda.
Drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime në krah dhe kokë, bashkëshortja në krah, ndërsa vajza nuk ka pësuar dëmtime.

E gjithë familja u transportua në spitalin e Rrëshenit me autoambulancë, ndërsa fillimisht janë ndihmuar nga udhëtarë të rastit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor i cili pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit./vizionplus.tv/