Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë.

Rreth orës 17:35, një mjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I. M., këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin dhe është largur nga vendngjarja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";